75 Mall Live Search
20:11 / E Diele, 06 Tetor 2024 / Gj. Sh

Pamje të strehimores publike të qenve në Prishtinë, premtimi i drejtorit: Së shpejti kryeqyteti pa qen endacakë!

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci ka publikuar pamje të strehimores publike për qen endacak në qytetin e Prishtinës.

Brestovci është shprehur se kjo strehimore do jete nje qender banimi e perkohshme  per te gjithe qenet e pastrehe.

‘’Pas funksionalizimit të qendres se veterinarise e cila eshte e para dhe e vetmja publike ne tere teritorin e RKS, tani po i ofrohemi finalizimit te punimeve ne strehimoren publike te Kryeqytetit.Kjo strehimore do jete nje qender banimi e perkohshme per te gjithe qenet e pastrehe te cilet me pastaj nga ketu do shkojnë në adoptim tek ata qe shprehin interesim dhe i plotesojne kushtet per adoptim te nje apo me shume qeneve’’, është shprehur Brestovci.

Se shpejti Kryeqyteti do jete pa qen endacak ne hapsirat publike, ka shtuar më tutje Drejtori i Shërbimeve Publike./Indeksonline/