Pamje të tmerrshme, kështu duket këmba e lënduar e Valon Berishës

Valon Berisha u largua vetëm pas 8 minutash në ndeshjen që Reims e zhvilloi kundër Lille në Ligue 1.
Mesfushori kosovar pësoi një lëndim në këmbën e tij dhe u detyrua të zëvendësohet.
Ai ka ndarë disa fotografi të këmbës së tij e cila duket se ka pasur një ndërhyrje të rëndë.
“Jashtë për pak për tu kthyer më i fortë”, ka shkruar Berisha. /IndeksOnline/
