17:32 / E Diele, 13 Dhjetor 2020 / Blerim

Pamje të tmerrshme nga lumi në Berivojcë, mbeturina e mbetje motorike

Qytetarët vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga ndotja e ambientit.

Mbeturinat hidhen ngado, madje edhe në ujëra, ku jetojnë edhe gjallesat.

E në gjendje të tmerrshme, është edhe lumi në Berivojcë, të komunës së Kamenicës, transmeton Indeksonline.

Këtë gjendje e pasqyron dhe e përshkruan përmes një postimi e disa imazheve, fotografi kosovar, Arian Mavriqi.

Ky është postimi i tij: Jemi në rrezik serioz nga mbeturinat në lumenjtë tanë, nga mbeturinat ka edhe mbetje motorike por edhe vajëra që shërbejnë per motorët e makinave! Fotografitë i morra në fshatin Ajnovc, Komuna e Kamenicës. Për fat të keq kam pa edhe Qenë e Derra të ngordhun që hudhen në Lum! Gjendje e njejtë është edhe në Berivojcë, Komuna e Kamenicës. Ka të bëjë direkt me jetërat tona dhe të pasardhësve tanë. Është momenti i fundit të ndalet ky degradim ndryshe na pret një e ardhme krejt e pashpresë.