75 Mall Live Search
19:49 / E Diele, 19 Qershor 2022 / AR

Pamje teksa mbi 60 refugjatë tentuan të hynë ilegalisht në Kosovë

Sot me datë 19.06.2022, rreth orës 16:50, Policia Kufitare (DRPK),  konkretisht Stacioni policor për mbikëqyrje kufirare- SPMK Vermicë,  ka  pranuar informatën se në vijën e gjelbër të pjesës së Republikës së Shqipërisë, në drejtim të Kosovës, janë vërejtur disa dhjetëra refugjatë.

Me të pranuar informacionin menjëher në bashkëpunim dhe bashkëveprim me Policinë homologe shqiptare është hartuar një  plan taktik për parandalmin e tyre që mos të lejohen të hyjnë  në territorin e Kosovës. 

Sipas informacioneve patrullat homologe të Policisë së Shqipërisë, deri më tani kanë ndaluar 67 shtetas të huaj (refugjat) ilegal dhe janë duke u marrë me trajtimin e tyre. 

Po ashtu, autorietet policore kufitare janë duke bashkëpunuar ngusht në zbulimin e mundshëm të ndonjë personi/personave të cilët mund të kenë qenë duke i kontrabanduar viktimat në fjalë.