75 Mall Live Search
22:29 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Pamje/Tensione në konvikte: Të izoluarit duan drejtësi, kërkojnë takim me ministrin Vitia!

E diela që lamë pas tronditi gjithë qytetarët e shtetit tonë. Vdekja e 26 vjeçarit nga Livoçi i Gjilanit ende mbetet mister, derisa hetuesja po kryejnë punën e tyre.

Që nga ajo ditë, situata s’ka qenë aspak e qetë brenda konvikteve të Prishtinës, vend ky ku tash e sa javë është shndërruar në karantinë nga Ministria e Shëndëtësisë për të ardhurit nga jashtë.

Situatë e tensionuar ka qenë edhe në mbrëmjen e sotme, ku disa persona shihet duke u shprehur indinjatën e tyre tek disa policë të cilët po e kryejnë punën e tyre.

Kjo vjen si thirrje ndaj padrejtësisë, që sipas tyre po bëhet, ngase shumë të tjerë që kanë qenë të izoluar po dalin nga aty.

Kështu tha për Indeksonline një qytetare e cila ka folur në kushte anonimiteti  për shkaqe sigurie dhe frike. Ajo po qëndron tash e 14 ditë në konvikte.

“Jam në konviktin numër 7. Me të madhe po dalin nga këtu. Po griden çdo gjysmë orë dhe po dalin çdo një orë sepse nuk ka drejtësi.

I kisha lut që të vjen Ministri i Shëndetësisë, sepse psikologia që po vjen këtu me i nxjerrë, të gjithëve po u jep letër që janë psikologjikisht të sëmurë. Jam qe 14 ditë këtu, sot në orën 12:00 më është bërë testi, ende s’i kam marrë rezultatet.

Kemi qenë 120 persona që kemi ardhë nga Turqia, në aeroport i dërgun të gjithë në shtëpia, mbetëm vetëm 41″, ka treguar ajo.

Tutja ajo thotë se pas 3 ditëve qëndrim në karantinë, kanë mbetur vetëm 33 nga grupi i saj.

“E kisha lut si një qytetare e Kosovës, që e çoj zërin që të vjen ministri Arben Vitia”, përfundon ajo./Indeksonline