11:14 / E Hënë, 18 Maj 2020 / indeksADMonline

Pamje/Tensionet dje në Tiranë, efektivët e lënduar nga protestuesit

Policia e Shtetit ka publikuar disa foto të efektivëve të cilët mbetën të plagosur nga protesta e djeshme për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Sipas uniformave blu, ata janë kundërshtuar me dhunë nga persona që ishin grumbulluar për të mos lejuar prishjen e godinës, duke tentuar që të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit.

”Disa persona nga radhët e tubuesve kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Policisë, me sende të forta dhe shkopinj, duke lënduar 7 punonjës policie në detyrë. Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së posaçme “Shqiponja”, thuhet në njoftim.

Ata kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Traumës dhe spitalin “Nënë Tereza” dhe janë jashtë rrezikut për jetën.