75 Mall Live Search
17:46 / E Shtunë, 09 Prill 2022 / OSH

Pamje: Tërmet i fuqishëm në Turqi

Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter tronditi pak më parë lindjen e Turqisë.

Lëkundjet e forta u ndjenë në zonën e Malatyas, ku momentalisht raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa qytetarët kanë dalë në rrugë të trembur.

Lëkundjet janë ndjerë të forta pasi tërmeti pati një thellësi të ulët, vetëm 7 kilometra.

Prefekti i Malatyas njoftoi se momentalisht nuk kanë të dhëna për viktima apo dëmtime në njerëz, ndërsa kërkoi nga banorët e zonës që të rrinë jashtë gjatë orëve në vijim.