75 Mall Live Search
10:31 / E Martë, 14 Dhjetor 2021 / AR

Pamje/ Tërmeti me magnitudë 7.3 godet Indonezinë, alarm për cunami

Një tërmet masiv shkaktoi panik në të gjithë Indonezinë të marten.

Njerëzit u larguan nga shtëpitë e tyre dhe iu tha të përgatiteshin për një cunami, raporton Metro, transmeton Indeksonline.

Ende nuk është raportuar për viktima pavarësisht tërmetit me magnitudë 7.3 ballë por që pati skena alarmante.

Vendi ngriti alarmin për cunami disa orë pas tërmetit nënujor që goditi ishullin Flores.

Indonezia, me 270 milionë banorë, goditet shpesh nga tërmete, shpërthime vullkanike dhe tsunami për shkak të vendndodhjes së saj në “Unazën e Zjarrit”./Indeksonline/