75 Mall Live Search
18:08 / E Diele, 20 Shkurt 2022 / AR

Pamje tragjike, momenti i nxjerrjes së trupit të karbonizuar nga “Anija e mallkuar”

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur këtë të diele një trup të karbonizuar brenda një kabine kamioni në hambarin e anijes “Euro Ferry Olimpia”, e cila u përfshi nga flakët dy ditë më parë në ngushticën e Korfuzit.

Ende nuk dihet se kujt prej 11 të zhdukurve, shtatë bullgarëve, tre grekëve dhe një turku i përket trupi i gjetur.

Mësohet se ekipet e shpëtimit mundën të hynin para pak minutash në hambarin numër dy të anijes, ku edhe gjetën trupin e karbonizuar./tch/