14:29 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pamje tronditëse, bashkëshorti ushtron dhunë ndaj gruas në hotel

Në një hotel në Spanjë ka ndodhur një moment tronditës, teksa bashkëshorti ushtronte dhunë ndaj saj.

Kamerat e sigurisë së hotelit, kanë kapur pamje gjatë aktit të dhunshëm, teksa shihet qartë personi i dyshuar duke e rrëzuar për tokë bashkëshorten e cila goditej me grushta.

Pronari i hotelit të quajtur Carema, u detyrua të ndërhynte gjatë këtij akti të dhunshëm, duke tentuar ta mbajë për tokë burrin, deri në mbërritjen e policisë.

Nga mediat lokale, raportohet se pas arrestimit, i dyshuari lirohet pa ndonjë akuzë.