21:59 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pamje tronditëse të martesës mes dy të miturve

Ky është momenti tronditës kur një vajzë tetë vjeçare u shfaq për t’u martuar me një djalë të ri në ceremoninë e dasmës rituale.

Kjo video u gjirua në qytetin Craiovës të Rumanisë, ku siç shihet një vajzë e re e rrethuar nga turma pret të martohet me një djalë të ri, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.

Derisa, dëgjohet duke u thënë atyre ‘largojini lodrat mënjanë, sot keni martuar nusën tuaj”.

Martesat midis të miturve janë të paligjshëm në Rumani dhe lideri i komunitetit rom i vetëshpallur, Dorin Cioaba, njoftoi katër vjet më parë se ciganë që martoheshin me fëmijët e tyre të mitur, do të dorëzoheshin në polici.

Nuk ka pasur asnjë reagim nga komuniteti i ciganëve apo nga autoritetet lidhur me incidentin.

Mirëpo, për rastin në fjalë thane se nuk ishte një martesë e vërtetë, por një ceremoni rituale në të cilën dy fëmijët janë dakord se ato premtohen për njëri-tjetrin.

Çifti u martua dhe dasma e dukshme tërhoqi vëmendjen e policisë.

Pas një hetimi, autoritetet thanë se asnjë veprim nuk mund të merrej pasi ‘martesa’ nuk ishte regjistruar ligjërisht në sallën e bashkisë./Indeksonline/