75 Mall Live Search
19:02 / E Diele, 18 Tetor 2020 / indeksADMonline

Pamje turpëruese nga Parku i Sllatinës/ U relaksuan, por mbeturinat i harruan!

Parku rekreativ Te Pishat në Sllatinë, është një nga pjesët më të preferuara për të kaluar vikendin.

Një vend mjaftë i këndshëm, që shtrihet në një lartësi, ku duket si në pëllëmbë të dorës Prishtina me rrethinë, po frekuentohet çdo herë e më shumë.

Edhe këtë të dielë, pati vizitorë, të cilët u larguan nga përditshmëria dhe monotonia.

Por, pati edhe nga ata të papërgjegjshmit, të cilët, bën qejf, por harruan edhe t’i largojnë mbeturinat që vet i bënë.

Pamje të tilla të publikuara në faqen e parkut në fjalë, janë të turpshme./Indeksonline