75 Mall Live Search
15:43 / E Mërkurë, 26 Tetor 2022 / B O

Pamje: Turqit e mbulojnë me karafila Benz-in e Erdoganit

Mbështetësit e AKP-së hodhën karafila të kuq, të cilët fjalë për fjalë mbuluan limuzinën që mbante presidentin turk

Një video nga një tur i Presidentit Erdogan brenda Turqisë, tregon se si makina e tij mbulohet me karafila. Në sfond është një këngë kushtuar atij, njeriut që i dedikohet rifuqizimi ekonomik i Turqisë dhe rifaktorizimi si fuqi botërore, duke ndjekur traditën osmane të një perandorie që udhëhoqi pjesën më vitale dhe me delikate të globit për 5 shekuj.

Turqia është para zgjedhjeve të radhës, ku Erdogan, tashmë si president, pritet të rikonfirmohet në pushtet, me forcën e tij AKP.

Pamjet janë marrë nga mbërritja e tij presidentit në zonën Sincan të Ankarasë.