75 Mall Live Search
14:44 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Usain Bolt debuton në A-League para 10 mijë tifozëve

Usain Bold ka debutuar në futboll për 20 minuta për Mariners në fitoren, 6-1 ndaj Central Coast.

Bolt është inkuadruar në sulm në pjesën e fundit të ndeshjes, duke luajtur në një pozicion më të avansuar në majtë.

Ish-atleti xhamajkan bëri disa lëvizje të mira në sulm, por këtu u shëndërruan në ”zero” pas një prekje të dobët të topit nga ai, transmeton IndeksOnline.

Fituesi i shumë medalje olimpike në minutat e fundit u pa i uritur për të shënuar gol, duke qëndruar vetëm në sulm.

Stadiumi i Central Coast që ka një mesatare tifozësh prej 7,500 për ndeshje, në ndeshjen e parë të xhamajkanit në A-League grumbulloi 9,958 tifozë.

Dhe interesimi për debutimin potencial të njeriut më të shpejtë në planet bëri që ndeshja të transmetohej në 40 shtete./IndeksOnline/