Pamje: Ushtria ruse bombardon spitalin ushtarak në Ukrainë, ka shumë të lënduar

Një video e publikuar më poshtë shfaq pasojat e sulmit ajror rus mbi një spital ushtarak në Ukrainë.
Videoja është realizuar nga batalioni Azov, ku shihen pasojat pas sulmeve mbi spitalin ushtarak në afërsi të fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol, transmeton Telegrafi.
“Vëmendje. Gjatë tërë natës në spitalin ushtarak që gjendet në territorin e fabrikës Azovstal në Mariupol ku qëndrojnë edhe ushtarët ukrainas, rusët kanë hedhur bomba aq të mëdha sa që arritën të depërtojnë edhe në strukturën e trashë të betonit që shërbente si mburojë”, thuhet në përshkrimin e videos.
‼️Увага!!! Цілу ніч на військовий польовий шпиталь, що знаходиться на території заводу "Азовсталь" в Маріуполі і де перебувають поранені захисники, росіяни масово скидали багатотонні авіабомби, здатні пробити будь-які бетонні захисні споруди.👇🏼 pic.twitter.com/nMNCevxzCv
— АЗОВ (@Polk_Azov) April 28, 2022