75 Mall Live Search
19:37 / E Hënë, 11 Mars 2024 / LB

Pamje/ Vazhdon të digjet fabrika e Plastikës tek Parku i Biznesit në Drenas

Një zjarr ka shpërthyer sot rreth orës 11:00 në Fabrikën e Plastikës te “Parku i Biznesit” në Drenas.

Por, pas 8 orëve po vazhdon ende të digjet kjo fabrikë në Parkun e Biznesit.

Drejtori i fabrikës, Arian Shabani ka thënë se dëmet janë më të mëdha se 10 milionë euro.

Në vendin e ngjarjes gjatë ditës ka qenë edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka bërë thirrje për ndihmë në shurjen e zjarrit edhe nga komunat e tjera, por edhe nga KFOR-i.