75 Mall Live Search
14:09 / E Shtunë, 02 Tetor 2021 / A. M.

Pamje, vendi ku ndodhi grabitja në Prishtinë

Rreth orës 13:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi”  në Prishtinë, saktësisht në një market.

Zëdhënësja e PK-së, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar se pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer prej dy personave të dyshuar, të cilët nën kërcënimin e armës, kanë  grabitur një sasi parash, nga  punëtorja e marketit dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, ka thënë ajo.

Indeksonline ju sjell pamjet: