75 Mall Live Search
19:18 / E Diele, 30 Janar 2022 / AR

Pamje/ Vendimi për motorët e borës, Njësia Speciale zbarkon në Brezovicë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së fundi ka marrë vendim për ndalimin e mjeteve motorike në qendrën e skijimit, në Brezovicë.

Për të parë nëse ky vendim po respektohet, gjatë ditës së sotme atje ishin Njësia Speciale e Kosovës.

Ata përcollën nga afër situatën ku edhe u kujdesën që vendimi të respektohet.

Indeksonline ka siguruar pamje nga atje ku shihen të pranishëm policët e Njësisë Speciale.

Vendimi për ndalimin e motorëve u mor për shkak të një aksidenti brenda shtigjeve të skijimit, ku një motor bore u aksidentua me një skiator./Indeksonline/