16:36 / E Diele, 27 Qershor 2021 / AR

Pamje/ Vetaksident në Siqevë të Prishtinës, lëndohet një person

Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një vetaksident në fshatin Siqevë të Prishtinës.

Lidhur me rastin është deklaruar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tregoi që si pasojë e vetaksidentit një person ka marrë lëndime trupore.

“Sot rreth orës 14:00 në fshatin Siqevë të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksident”./Indeksonline/