75 Mall Live Search
17:32 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

Pamje/ Vetura Golf V tejkalon në kahjen e kundërt në qendër të Prishtinës

Një nga problemet më të mëdha në vendin tonë, është edhe kaosi në trafikun rrugor, e jo pak aksidente ndodhin brenda ditës.

Si pasojë e pakujdesisë gjatë vozitjes, janë qytetarët ata që pësojnë.

Shoferë të pandërgjegjshëm shohim çdo ditë, madje edhe në pikë të ditës e në qendër të Prishtinës, transmeton Indeksonline.

Përmes kësaj videoje, mund të shihni se si vetura e tipit Golf V, tejkalon/vozitë në kahjen e kundërt.

Një gjë kjo e ndaluar sipas rregullave të komunikacionit, por që fatkeqësisht raste të ngjashme ka shumë./Indeksonline