Pamje/ Vetura rrokulliset me katër rrota lart në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Prishtinë, përkatësisht rrugës për Fushë Kosovë.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline, shihet se një veturë ka përfunduar më katër rrota lart.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për vetaksident apo ndonjë veturë tjetër të aksidentuar.