75 Mall Live Search
15:13 / E Martë, 25 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pamje/ Vjedhje në pikë të ditës në një parking në Prishtinë

Një nga shqetësimet më të mëdha të qytetarëve të vendit tonë, vazhdojnë të jenë plaçkitjet.

Çdo ditë policia, por dhe edhe vet qytetarët raportojnë për vjedhje të ndryshme, e ato ndodhin kudo, duke nisur që nga kafenetë e deri tek shtëpitë e banimit.

Madje një vjedhje ka ndodhur në pikë të ditës në Prishtinë, gjegjësisht në një nga lagjet më të banuara, ajo e Dardanisë.

Indeksonline sjellë pamje, ku shihet një person, i cili ka ndaluar tek parkginu në afërsi të çerdhës, derisa ka hyrë brenda një kamionete, i cili ka vjedhur mjete pune.

Kujtojmë që edhe një plaçitje tjetër, por në tentativë madje me eksploziv ka ndodhur sot në një nga bankat tek një qëndër tregtare në Prishtinë. Derisa policia po merret me rastin./Indeksonline