12:36 / E Martë, 09 Gusht 2022 / AR

Pamje/ Zjarr në Istog, digjet ushqimi i bagëtive, dëmi rreth 5 mijë euro

Në fshatin Tomoc të Istogut ka shpërthyer zjarri ku si pasojë është djegur ushqimi i bagëtive.

Në vendin e ngjarjes ka arritur Policia e Kosovës dhe Zjarrfikësit.

Fatmirësisht zjarri nuk e përfshiu shtëpinë që ndodhej afër.

Sipas banorëve, dëmi i shkaktuar kap vlerën rreth 5 mijë euro./Indeksonline/