Pamje/ Zjarrfikësit e Mitrovicës së Jugut e Veriut, nxjerrin makinën që përfundoi në Lumin Ibër

Një veturë kishte pësuar aksident, ku shoferi kishte humbur kontrollën dhe kishte përfunduar në Lumin Ibër.
Por, i mënjëhershëm ka qenë edhe reagimi i institucioneve gjegjëse, transmeton Indeksonline.
Zjarrfikësit e Mitrovicës se Jugut dhe të Veriut, por edhe të Leposaviqit e Zveqanit, bashkuan forcat, të cilët arritën ta tërhekin automjetin nga lumi, saktësisht në rrugën nacionale Mitrovicë -Leposaviq.
Aksioni sipas zjarrfikësve u zhvillua në kushte të vështira, por që përfundoi me sukses./Indeksonline