08:07 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / Blerim

Pamje/ Përfshihet nga zjarri një lokal në Prishtinë

Një lokal është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm, në Prishtinë.

Lokali gjendet në rrugën “Bajram Kelmendi”.

Nuk dihen shkaktarët e këtij zjarri, teksa Njësiti i zjarrfikësve po intervenon në vend të ngjarjes.

IndeksOnline sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet si tymi ka kapluar këtë pjesë të kryeqytetit.

Gjithashtu s’dihet nëse ka të lënduar apo dëme./Indeksonline