Pamje/ Zyrtarët e AZhB-së nxirren të prangosur nga zyrat e tyre

Zyrtarë të shumtë të Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë kanë përfunduar në pranga të njësisë kundër krimeve ekonomike, shkruan IndeksOnline.
Ata të arrestuar janë nxjerrë nga zyrat e tyre dhe janë futur në vetura të policisë ku do të dërgohen në stacion për tu intervistuar.
Ky aksion i policisë vjen vetëm katër muaj pas atij të parit ku ishin arrestuar disa zyrtarë të lartë të AZhB-së dhe ishin konfiskuar shumë para të gatshme të përfituara nga dallaveret me subvencione të bujqve./IndeksOnline/