16:24 / E Martë, 28 Qershor 2022 / OSH

Pamjet e jahtit 17 metra të gjatë të fundosur në Drimadhes

Një jaht 17 metra i gjatë është fundosur në det ne zonën e Drimadhes një ditë më parë.

Jahti në pronësi të Festim Mark Prendi ka qenë i ankoruar (në spirancë) rreth 130 metra larg bregut të detit.

Sipas policisë kufitare jahti nuk ka pasur njerëz brenda, por dyshohet se i janë hapur tapat në pjesën e fundit të mjetit.

Si pasojë jahti është mbytur në thellësitë e ujërave të Drimadhes.