75 Mall Live Search
11:51 / E Shtunë, 12 Korrik 2025 / A. M.

Pamjet e para: Engjëllusha me vello të bardhë

Engjëllusha Salihu, kurorëzon sot dashurinë e saj në një ceremoni martesore që pritet të jetë një nga ngjarjet më të komentuara të verës.

Javën që lamë pas, Engjëllusha kishte kanagjegjin, i cili mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe media rozë, jo vetëm për atmosferën, por edhe për paraqitjen e saj të veçantë që u komentua gjerësisht për stilin dhe elegancën.

Një nga pikat më të veçanta të kësaj periudhe festive ka qenë padyshim bashkëpunimi artistik me nënën e saj, Shyhrete Behlulin, një moment emocional dhe simbolik që reflekton lidhjen e ngushtë mes tyre si nënë e bijë, por edhe si kolege në muzikë.

Javën e kaluar, Engjullsha ndau emocionet e saj në një intervistë për “Prive by Liberta Spahiu”, ku foli për emocionet para dasmës, për partnerin e saj dhe për mbështetjen e jashtëzakonshme që ka marrë nga familja.

Sot, Engjëllusha nis një kapitull të ri në jetën e saj personale, e rrethuar nga dashuria, familja dhe suksesi artistik që e ka shoqëruar prej vitesh.