75 Mall Live Search
22:21 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pamjet e para nga aksidenti në Kaçanik ku u lënduan tre persona

Tre persona mbetën të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë në Kaçanik.

Sipas policisë është vetura e tipit ‘Mercedes’ përfundojë jashtë rrugës pasi vozitësi humbi kontrollin mbi të.

Personat e lënduar në këtë rast janë dërguar për mjekim në Qendrën Spitalore në Kaçanik kurse Indeksonline ka siguruar edhe pamje nga aksidenti.

Vetura shihet të ketë përfunduar në pjesën e poshtme jashtë rrugës, duke pësuar dëme të mëdha materiale./Indeksonline/