17:43 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Pamjet e përleshjes në Kuvendin zgjedhor të LDK-së, hidhen edhe karrige

Procesi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është duke ecur siç duhet.

Në shumë nëndegë e degë të kësaj partie ka pasur përleshje fizike.

Një e ngjashme ndodhi edhe sot në lagjen Mat. Delegatë e Kuvendit zgjedhor të LDK-së e që njihet si pjesë e degës së tretë të kësaj partie janë përleshur ashpër ndërmjet vete, raporton Indeksonline.

Aty nuk kanë munguar as gjuajtjet me karrige, e që dikush është munduar edhe të ndalojë xhirimin që po realizohej gjatë kësaj përleshje./Indeksonline/