18:04 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Pamjet e tmerrshme që tregojnë lavën teksa përshinë rrugët e Hawaii-t (Video)

Disa kamera kanë kapur momentin kur lava lëvizë nëpër rrugët e Hawaii mes shpërthimeve masive në të gjitha ishullin.

Vullkani i Kilauea i Hawaii-t ka shkatërruar tashmë 35 shtëpi dhe ndërtesa dhe ka detyruar 1 mijë e 700 njerëz të largohen nga banesat e tyre që kur shpërtheu të enjten që shkoi, duke hedhur lavë dhe gaz toksik në një zonë të vogël të Big Island.

Flukset e kuqe të nxehta të lavës mbushën shtëpitë, pemët, makinat dhe rrugët-  duke mos pasur mundësi ta ndalë atë asgjë.

Videoja tregon lavën përderisa kalon nëpër rrugë drejt një makine të parkuar. Mustangi i bardhë shpërthen më vonë në flakë para se të konsumohet tërësisht nga lava./Indeksonline/