12:01 / E Premte, 23 Prill 2021 / OSH

Pamjet LIVE: Katër astronautë nga tri vende të ndryshme nisen nga Toka për në “shtëpinë e tyre të re” në hapësirë

Anija kozmike e SpaceX, Crew Dragon Endeavour dhe raketa Falcon 9 tanimë kanë filluar ngritjen nga Qendra Hapësinore e NASA-s në Florida.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Shane Kimbrough dhe Megan McArthur nga NASA, Thomas Pesquet i Agjencisë Evropiane të Hapësirës dhe Akihiko Hoshide i Agjencisë Hapësinore Japoneze do të bashkohen me ekuipazhin e stacionit, për një mision afërsisht gjashtë muaj.

Ky do të jetë nisja e parë përmes Programit të NASA-s të Ekipit Komercial për të fluturuar me dy astronautë partnerë ndërkombëtarë dhe ripërdorimi i parë i një anije kozmike Crew Dragon dhe raketa Falcon 9 për një mision ekuipazhi.

Sapo të arrijnë në stacion, astronautët Crew-2 do të kalojnë shumë kohë në shkencë – në aspekte të tilla si teknologjia mjekësore, shëndeti i njeriut dhe materialet për të përfituar jetën në Tokë.

Stacioni hapësinor është një platformë unike shkencore, që u mundëson studiuesve nga e gjithë bota të vënë talentet e tyre për të punuar në eksperimente inovative.

Atje thuhet se ka instrumente që monitorojnë klimën globale të planetit tonë, ndryshimet mjedisore dhe rreziqet natyrore.