75 Mall Live Search
10:11 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / B O

Pamjet me dron, disa zona të Ukrainës nën ujë pas shkatërrimit të digës

Shembja e digës Nova Kahovka, e cila ndodhi gjatë natës të së hënës ka filluar menjëherë të ketë pasoja. Pamjet e fundit nga droni tregojnë shumë zona të përmbytura nga uji.

Qyteti i Oleshkit në bregun e majtë të lumit Dnipro është thuajse i tëri i përmbytur.

Oleshki ndodhet në pjesën e rajonit Kherson që është nën pushtimin rus dhe dëmet thujet se janë enorme.

Mijëra banorë janë evakuar nga këto zona ndërsa edhe dëmet në bujqësi janë tejet të mëdha./Indeksonline/