12:31 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pamjet në mikroskop dhe në 3D: Ja si duket virusi Sars-cov-2, që po shkakton mijëra viktima

Koronavirusi vijon të marrë shumë jetë njerëzish, ndërsa deri tani janë infektuar miliona persona.

Ndërkohë në mediat e huaja vijon të shpërndahen foto të kapura në mikroskop nga virusi që lindi në Kinë.

Sipas shkencëtarëve COVIDI-19 duket i ngjashëm me koronaviruset e tjerë, konkretisht si ai i frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS-CoV), që u shfaq në vitin 2012 dhe sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes (SARS-CoV), i cili u shfaq në 2002.

Pra imazhet e të tre virusëve po thuajse janë të ngjashme sepse të tre këta virusë janë në të njëjtën familje të coronavirusëve, të cilat emërtohen për pamjen e tyre në formë kurore. Fjala “corona” në latinisht do të thotë “kurorë”.