23:03 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pamjet nga sateliti tregojnë ndryshimin e tokës për dy muaj për shkak të temperaturave të larta

Pamjet satelitore zbulojnë se si vala e nxehtësisë e ka kthyer tokën e gjelbër në atë kafe për vetëm dy muaj- me temperatura të larta rekorde në shumë vende të botës.

Një pamje e re nga satelitit tregon se si toka e gjelbëruar është kthyer në një “shkretëtirë” apo tokë kafe, për vetëm dy muaj, si rezultat i temperaturave të larta të verës, e të cilat kanë thyer rekorde.

Kjo verë mund të shënojë rekord të nxehtësisë globale nëse nxehtësia vazhdon edhe më tutje kësisoj.

Mbretëria e Bashkua ka pasur 47mm të shiut deri më tani këtë verë, duke  e bërë atë më të thatë që nga regjistrimet e vitit 1961.

Pamjet e lëshuara sot nga sateliti zbulojnë imazhe se si Britania është kthyer nga një tokë e gjelbër në atë me rërë kafe, të ngjashme me Saharën./Indeksonline/