75 Mall Live Search
16:19 / E Diele, 05 Tetor 2025 / AR

Pamjet tronditin publikun, një mashkull e prek Duan në të pasme

Një video e performancës së yllit të muzikës pop Dua Lipa në Los Angeles është bërë virale, duke shkaktuar zemërim.

Videoja, e cila u bë shpejt virale, tregon këngëtaren duke iu afruar publikut gjatë koncertit për të përshëndetur dhe për të bërë foto me fansat, por një burrë shfrytëzon momentin dhe e prek atë, transmeton Indeksonline.

“Faleminderit që jeni këtu”, u tha këngëtarja njerëzve në rreshtin e parë dhe e përqafoi burrin, por videoja e tregon qartë atë duke i vendosur dorën fillimisht në shpinë, pastaj duke e lëvizur më poshtë, në vithe.

Rojet e sigurisë reaguan menjëherë dhe ia hoqën dorën nga trupi.

Sjellja e burrit shkaktoi një valë reagimesh në rrjetet sociale. Vajza që postoi videon në rrjetet sociale X shkroi: “Kjo më acaron shumë… Dua po përpiqet t’u afrohet fansave të saj dhe disa njerëz e marrin këtë në mënyrën më të keqe të mundshme. I urrej njerëz të tillë.”/Indeksonline/