75 Mall Live Search
12:41 / E Shtunë, 18 Prill 2026 / F.R

Pamje nga laboratori i drogës në Pejë, bimë kanabisi të mbjella në hapësirë të modifikuar

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë sot një aksion në fshatin Jabllanicë e Vogël në Pejë.

Është zbuluar një sasi e konsiderueshme e narkotikëve, si dhe një laborator për prodhimin e tyre, ku IndeksOline ka mësuar se pronar i saj është Haxhi Rexhaj.

Të njëjtat burime kanë njoftuar se në laborator kanë qenë të kultivuara rreth 70 bime kanabis.

IndeksOnline ka siguruar pamje të laboratorit ku shihen bimë kanabisi të mbjella në hapësirë të modifikuar.

Rexhaj ka pranuar të bashkëpunoj me Policinë dhe e ka pranuar veprën. Arrestimi i tij pritet pas mbarimit të aksionit.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe prokurorja Sahide Gashi./IndeksOnline/