07:26 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Panairi “Gratë në biznes dhe artizanate tradicionale”, marrin pjesë 32 biznese

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë sot  organizon panairin “Gratë në Biznes dhe artizanate tradicionale”.

Në këtë panair, sipas njoftimit për media të MTI-së, do të marrin pjesë rreth 32 biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës.

Panairi mbahet në ora 11:00, në sheshin “Para Teatrit” në Gjilan./Indeksonline/