22:42 / E Diele, 30 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Panairi i Rahovecit pritet të bëhet tradicional, Latifi premton buxhet të veçantë për të

Për herë të parë sivjet është mbajtur panairi dimëror i prodhimeve vendore 100 për Rahovec.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi ka falënderuar të gjitha bizneset dhe qytetarët që morën pjesë dhe e vizituan këtë panair.

Sipas tij, ky panair do të bëhet tradicional, duke u ndarë kështu nga viti i ardhshëm një buxhet i veçantë që ky organizim të bëhet si i ka hije qytetit t të tij.

“Sivjet është mbajtur për herë të parë panairi dimëror i prodhimeve vendore 100% Rahovec.

Dua të falënderoj të gjitha bizneset dhe qytetarët që morën pjesë dhe e vizituan këtë panair!

Si çdo organizim i parë, sigurisht se ka pasur sfida por ato i kemi tejkaluar dhe ne si komunë do të marrim mësim që këtë panair, të cilin synoj ta bëj tradicional, ta organizojmë çdo vit e më mirë.

Për vitin e ardhshëm kemi planifikuar edhe buxhet të veçantë që ky organizim të bëhet si i ka hije qytetit të Rahovecit, ndonëse këtë vit nuk kishim asgjë të planifikuar.

Të konsumojmë prodhime vendore e ta forcojmë shtetin tonë!”, ka shkruar Latifi./Indeksonline/