75 Mall Live Search
21:35 / E Premte, 17 Prill 2026 / S Z

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, Fibula prezanton super destinacionet e verës 2026

Sot është hapur Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “KOSOVA 2026”, duke e shndërruar kryeqytetin në një epiqendër të rëndësishme për industrinë turistike nga rajoni dhe më gjerë. I organizuar nga Unioni i Turizmit, ky event  po mbledh në një hapësirë të vetme kompani, profesionistë dhe aktorë kyç të sektorit, duke krijuar ura të reja bashkëpunimi dhe mundësi konkrete promovimi.

Panairi do të vazhdojë edhe më 18 prill, duke mirëpritur vizitorë të shumtë, përfaqësues biznesesh dhe të gjithë të interesuarit për botën e udhëtimeve dhe ofertave turistike.

Në qendër të vëmendjes këtë vit është edhe Fibula, një nga agjencitë më aktive në treg, e cila po prezanton ofertat më të kërkuara dhe risitë për sezonin veror.

Sipas drejtorit të Fibula-s Shpëtim Turku, Turqia mbetet destinacioni absolut dominues, me Antalyan në krye të listës për pushime verore, e ndjekur nga Bodrumi, ndërsa Stambolli vazhdon të jetë atraktiv gjatë gjithë vitit.

Por risitë nuk mungojnë këtë sezon.  Turku thotë se Fibula sjell destinacione të reja këtë verë si Egjipti me nisje nga Shkupi, si dhe paketa verore për Itali dhe Spanjë me nisje nga Tirana, duke zgjeruar ndjeshëm hartën e udhëtimeve për turistët nga Kosova.

Megjithatë, sfidat globale kanë ndikuar në çmime, rritja e kostos së  kerozinës ka reflektuar në çmimet e biletave ajrore.

Pavarësisht kësaj, Turku thotë se Fibula po punon për të mbajtur një balancë të qëndrueshme mes kostos së hoteleve, fluturimeve dhe transfereve, duke ofruar çmime konkurruese për klientët.

“Ka  ngritje të çmimeve diku po e diku jo. Por ne po mundohemi që të bëjmë një balansim në mes të çmimit të hotelit, biletës së avionit dhe transferit. Prej se ka filluar lufta në Iran çmimet e kerozinës janë rritur dhe biletat dukshëm e kanë rritur çmimin. Ne po e bëjmë njëfarë balanci me çmime të njejta”, tha Turku.

Turku thotë se interesimi i lartë është reflektuar edhe në rezervimet e hershme (early booking), ku këtë vit është shënuar rritje e dukshme krahasuar me vitin e kaluar, veçanërisht për Antalyan.

Ndërkohë, Shqipëria vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara, me oferta që shtrihen nga Shëngjini deri në Sarandë, duke tërhequr jo vetëm pushuesit nga Kosova, por edhe diasporën.

Me një kombinim të destinacioneve klasike dhe risive atraktive si Italia, Spanja dhe Egjipti, Fibula po pozicionohet si një nga liderët kryesorë në tregun e turizmit për sezonin 2026.