17:38 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pandeli Majko për dorëheqjen e Haradinajt: Ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj, reagoi edhe Ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko.

Ai lidhur me këtë gjë tha se Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti.

“Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare. 
Veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij. 
Sot jam me Ramushin! Të falenderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes”, shkroi Majko.