75 Mall Live Search
15:46 / E Hënë, 14 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pandemia bën që të ndalohen xhirimet në filmin e shumëpritur amerikan

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë duke punuar që një kohë në një film të ri. Xhirimet e filmit fillimishit ishin ndaluar në mars të këtij viti për shkak të Covid 19.

Pas disa muajsh pushim, aktorët dhe ekipi u kthyen përsëri në korrik në ishullin e Karaibeve. Së fundi dy anëtarë të ekipit kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

Kompania Pimienta Film ka njoftuar se duhet ndalur xhirimet menjëherë.

Regjisori Randall Emmett po planifikon të rifillojë xhirimet në Santa Barbara në javët e ardhshme me masa paraprake më të rrepta./Indeksonline/