17:10 / E Hënë, 13 Shtator 2021 / AR

Pandemia e Covid-19, Anglia braktis planet për sistemin e certifikatës së vaksinimit

Anglia po braktis planet e saj për sistemin e pasaportës së vaksinimit ndaj Covid-19. Një vendim ndryshe nga shtete të shumta europiane, të cilat e përdorin për të shtyrë qytetarët që të imunizohen.

Nëse plani do te vihej në zbatim, qytetarët duhet të paraqisnin një vërtetim vaksinimi anticovid, një test negativ ose vërtetim vetëizolimi pas infektimit për të marrë pjesë në eventet e jetës së natës apo në aktivitete me shumë pjesëmarrës.

Por Ministria e Shëndetësisë bëri një hap prapa dhe tha se masat detyruese nuk janë të nevojshme, për shkak të nivelit të lartë të vaksinimit.

Gjithashtu po përdoret një strategji shumë efikase për luftimin e pandemisë duke aplikuar trajtime të reja, testime të vazhdueshme dhe gjurmim të të dyshuarve për Covid-19. Megjithatë përdorimi i pasaportës së imunitetit nuk përjashtohet për të ardhmen.