75 Mall Live Search
11:20 / E Hënë, 18 Maj 2020 / indeksADMonline

Pandemia i ka dëmtuar edhe dizajnerët e modës, Lia Stublla flet për sfidat gjatë kësaj kohe

Gjatë kësaj kohe të pandemisë shumica e bizneseve të të gjitha fushave, kanë pasur një ngecje duke pësuar humbje të madhe.

Padyshim se edhe fusha e dizajnit të modës, që kujdesen për veshjet e personazheve të njohura të skenës shqiptare  edhe ndërkombëtare, kanë kaluar nëpër këtë sfidë e cila ka lënë pasoja, shkruan Indeksonline.

Në këtë intervistë për Indeksonline, kreatorja Lia Stublla ka treguar rreth vështirësive, sfidave si dhe punës gjatë kësaj kohe.

A keni pasur mundësi të punoni gjatë kësaj kohe të pandemisë?

Gjatë periudhës së karantinës kam skicuar një koleksion të ri. Jemi munduar që të punojmë nga shtëpia i gjithë stafi , disa nga rrobaqëpeset të cilat posedojnë makina të  qepjes në shtëpitë e tyre kanë vazhduar me përfundimin e porosive, disa të tjera kanë vazhduar me  qepjen e rruzave neë dorë, pjesa e online-it ka vazhduar  punën si zakonisht, vetëm se mesazhet dhe telefonatat vajzat i kanë kryer nga shtëpitë e tyre. Gjatë kësaj kohe kam punuar shumë në organizimin e planit B të “LS 2020” sepse sigurisht nëse një biznes është i mbyllur për një muaj e gjysëm atëhere automatikisht duhet ta ketë  një plan tjetër pasi që gjithçka del nga sistemi i planifikuar.

A keni pasur kërkesa nga klientët në këtë kohë?

Kemi pasur porosi të cilat janë bërë më herët , është dashur të përfundohen brenda kësaj kohe, sa ju përket porosive të reja sigurisht që kërkesat kanë qenë më të ulta në krahasim me pritshmeritë të cilat jemi përgatitur ti kemi këto muaj.

“LS Online” ka qenë aktive gjatë gjithë kohës me të gjithë klientët tanë brenda dhe jashtë vendit. Duke e marrë parasysh kohën e karantinës klientët kanë pasë kohë të mjaftuar që t’i analizojnë modelet tona dhe t’i rezervojnë fustanet për muajt në vijim ,kemi pasë porosi të cilat janë rezervuar dhe lënë në pritje të situates.

Sa ju ka dëmtuar juve si biznes dhe cilat janë dëmet më të mëdha që mendoni se ju ka shkaktuar dizajnerëve të modës në përgjithësi?

Sigurisht që dëmet janë të mëdha edhe për ne si për të gjitha bizneset tjera , përparësia e LS është që ka kaluar kohën kur kemi punuar gjatë tërë vitit që të përgatitemi për sezonën e verës. Kemi klientët tanë në gjithë botën dhe pothuajse çdo muaj është i njejtë, tek dizajnerët e ri sidomos te ata të cilët punojnë vetëm me klientë vendor dëmet janë shumë më të mëdha të gjithë e presim sezonën e verës, maturat , dasmat, e eventet e ndryshme. Nëse të gjitha anulohen atëherë është e vështirë të mbijetojnë bizneset sezonale. Sa i përket LS tash pas rikthimit në punë është fat që disa vende të botës kanë filluar ti kthehen normalitetit  dhe ti planifikojnë eventet , LS vazhdon me porositë jashtë vendit çdo ditë kanë filluar të rriten kërkesat, po shpresojmë që shumë shpejt do të kthehemi në normalitetit.