75 Mall Live Search
21:40 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / AR

Pandemia ia prish planet Labit: Njëherë nuk do të lansoj asnjë këngë

Labinot Tahiri është zëri më unik që ka skena muzikore.

Ai shquhet edhe si njeri humanitar, duke u dalë në ndihmë shumë personave, shkruan Indeksonline.

Në një intervistë të dhënë për Indeksonline ai u pyet për projektet muzikore por pasi jemi në kohë pandemie ai tha se njëherë nuk do të realizoj këngë: “Kam rezerva, kam edhe klipe, por për shkak të rrethanave e situatave njëherë nuk do të lansoj asnjë këngë” tha ai.

Ai u pyet edhe rreth politikës duke thënë se ka pasur oferta nga disa parti që të kandidonte për deputet. “ Kam pas oferta. Nuk është që nuk kam pas diskutime, por ka pasur brenda listës telashe. Kanë ofru shumë që edhe unë të jem pjesë” tha ai.

Në pyetjen se cila parti mendon se do ti fitojë këto zgjedhje ai tha se “ Për mua nuk ka rëndësi kush i fiton zgjedhjet. Nuk varem as nga këto parti e as nga këto zgjedhje”.

Ai për Indeksonline tha se tubimet që po bëhen janë të padrejta dhe se këtu dihet që nuk janë politikanet e duhur, nuk e duan qytetarin.  “Këtyre nuk ua ndien fare për shëndetin e tyre. Kur kanë nevojë për vete këta i ndryshojnë ligjet. Rregullat e pandemisë i kanë thyer totalisht” shtoi ai./Indeksonline/