Pandemia ia prishi planet: Jennifer Lopez tregon si po ndihet pas shtyerjes së dasmës
Jennifer Lopezin e ka mërzitur fakti se i është dashur ta shtyej dasmën.
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kishin planifikuar datën e dasmës së tyre, shkruajnë mediat e huaja.
Mirëpo shkak i pandemisë ata u detyruar që të anulojnë gjithçka dhe ky fakt duket se e ka mërzitur këngëtaren dhe aktoren e famshme.
Krijuesja e “Jenny From the Block” në një intervistë virtuale me
‘Today’, tregoi për vendimin që ajo dhe Alex kanë marrë për të shtyrë
ceremoninë e martesës për një vit tjetër.
“Askush nuk e di sepse, me të vërtetë, nuk ka planifikim tani. Vetëm duhet të
presim dhe të shikojmë se si do shkojë, dhe në një farë mënyre është
zhgënjyese. Ti e di, pas Super Bowl dhe pas World of Dance, pasi kemi
përfunduar xhirimet kam planifikuar të marr kohë dhe kjo është çfarë po bëjmë
tani. Jam pak e mërzitur pasi kemi pasur disa plane të shkëlqyera. Por unë them
E di çfarë? Zoti ka një plan më të madh. Pra ne vetëm duhet të presim dhe të
shohim. Ndoshta do të jetë më mirë. Besoj se do të jetë”, u shpreh ajo.