18:10 / E Shtunë, 15 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pandemia, në plazh me çadër dhe ushqim me vete

Pandemia na ka ndryshuar jetën e përditshme dhe padashje duket se na ka bërë edhe më kursimtarë. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit vihet re se pushuesit shkojnë në plazh me çadra me vete për të siguruar distancën nga të tjerët.

Kjo po ndodh edhe në plazhin e Divjakës ku shumica e pushuesve ne këtë plazh janë familjare te cilët vine nga fshatrat përreth dhe nga qytetet e Beratit dhe Elbasanit. Shpesh edhe buka merret me vete.

Rojet bregdetare që janë çdo ditë buzë detit thonë se këtë vit ka më pak njerëz.

Por megjithë frikën, zbatimi i distancimit fizik në këto kohë pandemie lë për të dëshiruar si në det ashtu edhe në breg.