18:21 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / LB

Pandemia në Shqipëri, kthehen rastet e vdekjeve

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 90 raste të reja, nga 366 testime gjithsej dhe një humbje jete pas më shumë se dy muajsh, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Rastet pozitive sipas bashkive: 59 në Tiranë, nga pesë qytetarë në Kavajë, Divjakë, Gramsh, nga tre qytetarë në Patos, Vlorë, Kolonjë, nga dy qytetarë në Durrës, Lushnje, nga një qytetar në Mirditë, Fier, Gjirokastër.

Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë. Janë 1.825 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2 – një 72-vjeçar nga Tirana, i pa vaksinuar.

Janë shëruar 104 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273.844.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 279.167 raste pozitive, prej tyre 273.844 janë shëruar, 1.825 janë aktive, ndërsa kanë vdekur 3.498 pacientë.