16:30 / E Diele, 31 Maj 2020 / indeksADMonline

Pandemia s’i ndalon çiftet për të bërë dasme, madje nuk harrojnë as detajet për ta rregulluar veturën

Prej tre muaj radhazi Kosova po përballet me situatën e krijuar nga virusi COVID-19.

Pandemia e cila ‘bllokoi’ thuajse gjithë botën, ndikoi në shumë aspekte edhe në Kosovë.

Një ndër ndalesat që u bën gjatë kësaj kohe janë edhe dasmat. Institucionet  shtetërore morën vendim që të mos mbahen dasmat, me arsyetimin se rreziku i mbledhjes së shumë personave në të njëjtin vend mund të shkaktojë rritje të numrit të të infektuarve si dhe përfundimi mund të jetë edhe më i rrezikshëm.

Por dikush zgjodhi që sot të martohet, pavarësisht këtij rreziku, transmeton Indeksonline.

Madje nuk hezituan që të përkujdesen edhe për detajet, ku vetura e çiftit shihet të jetë rregulluar shumë bukur, me disa fjongo të kuqe /Indeksonline/