13:52 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Pandemia s’ua lë shenjë kosovarëve, qendrat tregtare të stërmbushura për Black Friday!

 Që nga mëngjesi, qendrat tregtare vazhdojnë të jenë të stërmbushura me njerëz, kjo për shkak të zbritjeve për “Black Friday”.

Kompani e biznese të ndryshme kanë paralajmëruar zbritje të mëdha, mundësi e cila po shfrytëzohet për blerje edhe nga shumë qytetarë.

No description available.

IndeksOnline ka siguruar disa fotografi në një nga qendrat tregtare në kryeqytet, e cila duket të jetë e stërmbushur.

Ndryshe, në vazhdimësi është bërë thirrje të respektohen masat mbrojtëse ndaj Covidit-19, kjo për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve./IndeksOnline/

No description available.